Horoz Electric është një markë ndërkombëtare lider në industrinë e ndriçimit dhe produkteve elektrike, e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe inovacionit. E themeluar në vitin 1990, kompania ka arritur të spikasë në tregjet globale duke integruar cilësinë si pjesë të pandashme të çdo faze të prodhimit.
Të gjitha produktet e Horoz Electric janë të prodhuara në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe mbajnë certifikatat prestigjioze të EU-CE, EAC, LVD, EMC dhe ROHS. Me një vizion të qartë për t’u përshtatur vazhdimisht me standardet dhe vlerat e tregjeve globale, Horoz Electric realizon të gjitha investimet e saj duke përdorur burimet e veta.
Në vitin 2016, Teoren fitoi të drejtën ekskluzive për tregtimin e markës Horoz Electric në Shqipëri – një moment kyç dhe një prej arritjeve më të mëdha për kompaninë tonë!
Produktet kryesore të Horoz Electric përfshijnë:
- Llampa LED
- Llampa LED me ndriçim të rregullueshëm (Dimmable)
- Llampa LED Filament
- Kapsula LED
- Kapsula LED me ndriçim të rregullueshëm
- Tuba LED
Me përdorimin maksimal të teknologjisë në të gjitha proceset, nga dizajni deri te transporti, Horoz Electric garanton zgjidhje bashkëkohore dhe të qëndrueshme për ndriçimin në çdo ambient!