Eglo

Vendosmëria, këmbëngulja dhe zhvillimi i vazhdueshëm: Këto janë themelet mbi të cilat Eglo ka krijuar emrin e saj në tregun shqiptar, nën mbikëqyrjen e Teoren!

Me seli në Pill, Tyrol në Austri, me mbi 70 kompani në mbarë botën, më shumë se 80,000 drita të prodhuara në ditë, fabrika në Hungari, Kinë dhe Indi – në vitin 2012, Eglo mbërrin në Shqipëri me distributor ekskluziv Teoren Group!

Që prej showroom-it të parë zyrtar në autostradën Tiranë-Durrës, Eglo është zgjeruar me një vendndodhje të re dhe më të madhe brenda qytetit të Tiranës, një showroom të ri në Durrës dhe një showroom të veçantë, të konceptuar për herë të parë në vend si Outlet.

Teoren ka ofruar gjithashtu të drejtat ekskluzive që produktet Eglo të rishiten edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Çfarëdo të sjellë e ardhmja, përsa i përket dritës, ne jemi këtu për t’ju ofruar zgjidhje bashkëkohore ndriçimi për çdo ambient!