Ecosoft është pjesë e kompanisë Teoren që prej vitit 2018, distributor zyrtar për Shqipërinë dhe rajonin: Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Por, a e dini se kompania Ecosoft është themeluar në Ukrainë në vitin 1991? Sot ajo operon në më shumë se 60 shtete në 6 kontinente dhe është bërë pjesë e Teoren pas një periudhe të gjatë hulumtimesh dhe studimi të tregut nga specialistët tanë.
Me Ecosoft, Teoren kishte si synim jo vetëm prezantimin e produkteve të filtrimit të ujit, por edhe kultivimin e një mendësie të re në Shqipëri – atë të eliminimit të shisheve plastike njëpërdorimëshe dhe instalimin e filtrave të ujit cilësor, që sigurojnë ujë të pijshëm pa ndërprerje, direkt nga rubineti i kuzhinës, për çdo familje.
Pak më shumë se një vit pas bashkëpunimit, Ecosoft depërtoi në mbi 1,500 familje shqiptare, duke sjellë për herë të parë konceptin e “abonimit mujor” për filtrimin e ujit dhe duke prezantuar risi për sektorë të ndryshëm të biznesit, si:
- Trajtuesit e ujit për banesa private dhe për përdorim komercial.
- Filtri Robust, i dedikuar për bare, restorante dhe hoteleri.
- Impiantet e trajtimit të ujit (mikrobiologjik dhe fiziko-kimik) për sipërmarrjet e sektorit industrial.
Deri në vitin 2023, Ecosoft ka arritur këto rezultate mbresëlënëse:
- Mbi 12,000 abonime në tregun e filtrave të ujit të pijshëm për njësitë familjare.
- Në sektorin HoReCa, mbi 500 bare, restorante dhe hotele kanë instaluar sistemin Robust.
- Në sektorin industrial, mbi 200 fabrika kanë zgjedhur sistemet Ecosoft për trajtimin e ujit.
Ndërkohë, në vitin 2024 Ecosoft pati një zgjerim akoma më të madh si në portofolin e tij të produkteve dhe shërbimeve, ashtu edhe në tregjet që mbulon. Duke iu përgjigjur kërkesave të tregut, ligjeve dhe nevojave të komunitetit, Teoren prezantoi një shërbim të ri: Trajtimin e ujërave të zeza për hotele, restorante dhe rezidenca, veçanërisht në zonat bregdetare.
Njohuritë “know-how”, teknologjia, logjistika dhe ekspertiza e stafit profesional bënë të mundur që shumë shpejt trajtimi i ujërave të zeza të shndërrohej në një sektor më vete – TWT (Trajtimi i Ujërave të Zeza) – i cili pasuroi më tej portofolin dhe pozicionin e Teoren si lider në këtë industri.