Si lider ndërkombëtar në prodhimin e sipërfaqeve të dushit, vaskave dhe lavamanëve prej çeliku emaluar superior, Kaldewei është i pranishëm në më shumë se 80 shtete, përfshirë 12 degë në Evropë, Azi dhe SHBA. Produktet e Kaldewei janë të njohura për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, të cilat përdoren në shumë hotele të klasit të lartë.
Të gjitha zgjidhjet e banjës Kaldewei janë 100% “Made in Germany” dhe prodhohen ekskluzivisht në selinë e kompanisë në Ahlen, Gjermani. Çeliku emaluar i Kaldewei kombinon forcën dhe qëndrueshmërinë e çelikut me pamjen dhe rezistencën kimike dhe termale të qelqit, duke krijuar një material të pandashëm dhe unik.
Kompania është e vetmja në industrinë e banjove që prodhon formulën e vet të emalit dhe ka marrë më shumë se 150 çmime ndërkombëtare të dizajnit. Teoren mban ekskluzivitetin për shitjen e produkteve Kaldewei në Shqipëri, duke sjellë zgjidhje të sofistikuara dhe me dizajn të veçantë për çdo projekt banjoje.