Që prej vitit 1989, kompania ka punuar në fushën e bujqësisë, duke optimizuar konsumimin e ujit dhe energjisë përmes sistemeve të ujitjes dhe filtrimit. Azud e ka bazuar filozofinë e saj në “Kulturën e Ujit,” e cila është kthyer në një shtyllë kryesore për promovimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme , më të ndërgjegjshme dhe më të shëndetshme.
Kompania ofron zgjidhje që ndihmojnë në rritjen e fitimeve dhe të qëndrueshmërisë së aktivitetit bujqësor dhe industrial. Me mbi 30 vjet përvojë dhe prani në më shumë se 100 shtete, Azud është një pikë referimi për përdorimin efikas të ujit.
Që prej vitit 2020, Teoren mban ekskluzivitetin për shitjen e produkteve Azud në Shqipëri, duke ofruar zgjidhje që mbështesin bujqësinë dhe industrinë për të përballuar sfidat e kohës dhe për të maksimizuar prodhimin në mënyrë të qëndrueshme.