Rreth Nesh

SË BASHKU, DREJT NJË TË ARDHMEJE PLOT DRITË!

Historia jonë

Historia e suksesit të Teoren është një dëshmi e vizionit dhe përkushtimit të themeluesit të saj, z. Aristotel Celo, i cili, në vitin 1991, nisi një rrugëtim të guximshëm në sipërmarrje.

Vitet e para u shënuan nga përpjekjet e pandërprera dhe eksplorimi i produkteve të ndryshme në një peizazh tregu sfidues.

1994

Krijimi i një biznesi të vogël

1994-a ishte një vit vendimtar për atë që më pas do të njihej si Teoren. Një anëtar i familjes e prezantoi z. Celo me botën e produkteve elektrike.

Kjo hyrje hapi terrenin për sipërmarrjen e Teoren-it në tregtinë e materialeve elektrike, fillimisht në qytetin e vogël të Laçit.

Në vitin 1997, Teoren bëri një lëvizje të rëndësishme, duke u zhvendosur në qytetin e zhurmshëm të Durrësit.

Një treg më i madh dhe më shumë mundësi rritjeje, por njëkohësisht edhe më shumë vështirësi!

1997

Zhvendosja në Durrës

2003

Zyrtarisht, “TEOREN

Kompania, sidoqoftë, vazhdoi të evoluojë, duke bërë investimin e saj më të rëndësishëm në vitin 2003 – blerjen e një toke ku do të zhvillohej edhe më shumë Teoren.

Pas 11 vitesh përgatitjeje të përpiktë dhe lundrimit në treg si një biznes i vogël familjar, Teoren ishte gati të shfaqej tashmë si një lojtar i rëndësishëm në industri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, lindi edhe ideja për emrin e kompanisë. Teoren është
kombinimi i emrit të themeluesit dhe dy djemve të tij – Aristotel, Orest dhe Endri.

Ky emër, së shpejti do të kthehej në “brand” për pajisjet elektrike në Shqipëri dhe
më gjerë!

Tashmë, quajtur zyrtarisht “Teoren”, kompania hapi dyert në Durrës, fillimisht me një dyqan modest dhe vetëm 3 të punësuar. Ëndrra e disa dekadave po merrte gradualisht formë…

Në vitin 2005, Teoren u fut gjithashtu në tregun kinez, duke krijuar lidhje jetike që forcuan aftësitë e saj të shpërndarjes.

Vitet 2005-2008 iu dedikuan konsolidimit të pozicionit të Teoren në treg dhe ndërtimit të një ekipi të përkushtuar.

Deri në vitin 2008, Teoren kishte arritur lartësi të reja, duke u zhvendosur në një ekspozitë trekatëshe dhe duke zgjeruar ofertat e saj për të përfshirë produkte europiane, veçanërisht nga Italia dhe Gjermania. Kjo shënoi një ndryshim të rëndësishëm në fokusin e kompanisë drejt produkteve cilësore europiane.

2005 - 2008

Shumëllojshmëri produktesh cilësore

2010

Mbi 1500 pika rishitjeje

Më 2 prill 2010, vjen prezantimi i një ideje inovatore siç ishte shpërndarja/distribucioni i Teoren. Në këtë mënyrë, kompania zgjeroi me shpejtësi prezencën e saj në mbi 1500 pika rishitjeje në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Në vitin 2012, Teoren festoi një tjetër arritje. Ajo fitoi të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar gjigantin austriak të ndriçimit, kompaninë Eglo, në Shqipëri. Kjo sigurisht bëri që kompania të forconte edhe më shumë pozicionin e saj në treg!

2012

Distributor Ekskluziv i Eglo në Shqipëri

2016

Showroom i ri

Teoren vazhdoi të lulëzojë në industri dhe hapi i radhës, ishte prania e saj edhe në kryeqytet! Më 13 qershor 2016, Teoren vjen me një showroom prestigjioz në fund të rrugës së Kavajës.

Suksesin e kompanisë, sidoqoftë, nuk e kanë përcaktuar vetëm shifrat! Teoren drejtohet nga një ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi për të ofruar shërbime të nivelit të lartë për klientët e saj dhe kjo është ajo që na bën të suksesshëm tashmë prej dekadash!

Në shkurt 2018, pavarësisht sfidave dhe kompleksiteteve të fshehura, Teoren u fut në tregun e filtrave të ujit me Ecosoft.

Prej 5 vitesh, sjellim ujë të pastër për mbi 12,000 familje shqiptare, ndërsa zgjerohemi drejt Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

2018

Distributor Ekskluziv ECOSOFT

2022

Zgjerim i pikavave të shitjes fizike për produktet Outlet

Në mars 2022, showroom-i Eglo u zhvendos në Unazën e Re, Astir, me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 690 m2.

Ky showroom ofron më shumë sesa thjesht ndriçim. Në të përfshihen edhe sektorë të tjerë, si hidrosanitare, filtrimi i ujit apo klimatizimi.

Risitë e Teoren gjithsesi, nuk përfundojnë këtu. Në qershor 2022, kompania prezantoi Eglo Outlet, ekspozitën e parë të ndriçimit në Shqipëri që ofron produkte cilësore me çmime ekonomike me garanci 5-vjeçare. Vendosur në autostradën Tiranë-Durrës, km 12, ky showroom prej 750 m 2 synon të ofrojë më të mirën në atë që ofron, i nxitur nga besimi dhe përgjegjësia që ndan me çdo klient.

2023

Ky nuk është fundi, është vetëm fillimi....

Plane edhe më të bukura na presin

Vlerat Tona

“Cilësia” është motoja jonë dhe jo vetëm tek produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë port ek çdo gjë që bëjmë dhe se si e bëjmë.

Të dizenjojmë të ardhmen tonë jo duke zgjedhur zgjidhjet më fitimprurëse për kompaninë tonë por duke zgjedhur zgjidhjet më të vlefshme për kompaninë, partnerët dhe komunitetin.

Përmirësimi i vazhdueshëm dhe edukimi

Zhvillimi dhe rritja nuk ndodh nëse operon i izoluar por nëpërmjet një sinergjie rritjeje me stakeholders të tjerë të biznesit si partnerë, komunitet dhe grupe interesi.

Për këtë arsye një nga vlerat tona është që pranojmë dhe kërkojmë hapësirat tona për përmirësim si tek vetja dhe tek stakeholders dhe projektojmë sesi të kryhet përmirësimi.

Duke u bazuar ketu marrin nismë edhe shumë projekte mbi arsimin që Teoren ka marrë përsipër të projektojë dhe të ndjekë.

Stafi Ynë - Aseti ynë më i rëndësishëm

Kënaqësia konumatore dhe besnikëria e klientëve varet drejtpërsëdrejti nga kënaqësia dhe besnikëria e stafit.

Një nga synimet tona më të rëndësishme është ti ofrojmë punonjësve tanë jo vetëm një paketë të duhur financiare, rritjen profesionale, rritjen në karrierë dhe një ambjent pozitiv ku fryma e grupit mbizotëron, por edhe një balancë të shkëlqyer midis punës dhe jetës private.

Në kuadër të kësaj vlere Teoren ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë një sër nismash për lehtësimin dhe kordinimin e përgjegjësive profesionale me ato të jetës personale.

Një nga këto nisma ka qënë edhe ofrimi i një ambjenti për qëndrimin e foshnjave gjatë orarit të punës në një ambjent të posatshëm për to, në godinën e nënave të reja që janë punonjëse të Teoren