Sa e lehtë është të kompletosh një bujtinë me Eglo?

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është ai faktor që i bën vizitorët të ndihen si në shtëpi edhe kur janë larg saj. Të pajisësh një bujtinë me ndriçuesit e duhur bëhet edhe më e lehtë nëse zgjedh të bashkëpunosh me udhërrëfyesit e dritës, me Eglo. Çdo dy orë, një produk i ri Eglo hidhet në treg, për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja dhe duke i qëndruar besnik motos bazë që prej krijimit të kompanisë austriake me një dizajn bashkëkohor, funksionalitet të lartë dhe çmime të përballueshme.

Nëse vizitorët mbërrijnë në bujtinën tuaj në orët e vona të mbrëmjes, mjedisi duhet të jetë i ngrohtë dhe mikpritës, për t’u ndjerë të relaksuar. E kundërta ndodh nëse ata mbërrijnë në orët e para të mëngjesit, në hostel duhet të mbizotërojë drita, në mënyrë që ata të ndihen energjikë. Një gabim në ndriçim përkthehet në një vizitor të humbur për njësitë mikpritëse, sepse nuk është e rëndësishme sa ndriçues ka, por me çfarë lloji ndriçimi do t’i tërheqësh vëmendjen vizitorëve. Me 5 vite garanci, Eglo është përgjigjja e çdo projekti me bazë ndriçimin, ku raporti cilësi-çmim, të jep mundësinë të bësh investimin e duhur dhe me koston më të ulët.  

Në një hap me kohën dhe teknologjinë, Eglo është zgjidhja për gjithçka ka nevojë një bujtinë referuar ambienteve të brendshme dhe atyre të jashtme. E gjitha kjo është vetëm një klikim larg për të zbuluar tendecat e fundit. Nuk ke nevojë të ndryshosh arkitekturën e një bujtine për ta bërë të duket moderne, bashkëkohore apo ‘vintage’, këtë mund ta bësh vetëm duke ndryshuar ndriçimin dhe duke ndërthurur elementët e duhur brenda një dhome. Ju zgjidhni çfarë doni të vini në dukje apo çfarë doni të theksoni, për dritën e përshtatshme kujdeset Eglo, që nga spotet profesionale që ju japin mundësinë ta drejtoni dritën në çdo kah, e deri tek shiriti led i cili përkthehet në më pak konsum energjie dhe jetëgjatësi më të lartë. Dhe për të mos humbur asgjë nga risitë në fushën e ndriçimit, jeni të lirë të lundroni në magjinë që ju fal koleksioni 2021, katalogu në të cilën frymëzohen arkitektë në mbarë botën, sepse ndriçimi si çdo forme arti, flet gjuhën universale.   

Ndriçimi është identitet ndaj Eglo kujdeset ta krijojë një të tillë në çdo bujtinë, sepse të gjitha bujtinat duan të lënë gjurmë të paharruar në memorjen e vizitorëve të tyre.