Profesionistet e Ndricimit | Pllafoni drejtkëndor, zgjidhja praktike për kuzhinën tuaj dhe jo vetëm!

Për kuzhina më të mëdha, mund të dëshironi të merrni parasysh pllafona në formë drejtkëndore të cilat vijnë me përmasat 30x120cm dhe 60x60cm, sipas preferencës dhe funksionalitetit. Këta ndriçues kanë performancë më të lartë se pajisjet standarde, duke i lejuar ata të ndriçojnë një sipërfaqe më të madhe  dhe ta mbajnë kuzhinën tuaj përherë të shndritshme. Në këtë kategori, Eglo Salobrena 96151 është një blerje e mirë, pasi dizajni i tij praktik do të zvogëlojë nevojën për drita të shumta në kuzhinën tuaj.

Këta lloj ndriçuesish janë të lehtë për t’u instaluar dhe ofrojnë ndriçimin perfekt për kuzhina të mëdha të cilat kanë shumë elemente të imta, duke i bërë kështu të ndihen protagoniste. Në përgjithësi, këta ndriçues pllafoni janë idealë jo vetëm për kuzhina shtëpie por edhe për kuzhina të mëdha restorantesh, baresh, hotelesh etj… Madje madje, do të ishin perfekte edhe për ambjente të tjera në përgjithësi!

Dhe doni një kuriozitet që e bën këtë lloj ndriçuesi akoma me unik? Në tavane gipsi mund të vendosen edhe në mënyrë inkaso, për performancën më estetike ndonjëherë kombinuar kjo me funksionalitetin.

Eglo Salobrena vjen me kode të veçantë sipas nevojës!

Nëse ambjenti është i madh, ndriçuesi më i përshtatshem do të ishte Eglo Salobrena 96151. Ky ndriçues duke qënë me përmasa 30x120cm do të donte përshtatshmëri me tavanin ku do të instalohej duke ju përshtatur estetikisht ambjentit dhe si rrjedhojë do i jepte çdo objekti poshtë tij vëmendjen e merituar referuar sasisë së dritës që do të krijonte.

E ndërkohë nëse bëhet fjalë për një kuzhinë me sipërfaqe mesatare, apo me korridore dhe kthesa, do të sugjerohej përdorimi i një ose disa ndriçuesve Eglo Salobrena 96153.

Me përmasat 60x60cm ky ndriçues është më i menaxhueshëm referuar sasisë së dritës që do të duhej, ose referuar vendosjes më të mirë sipas planimetrisë. Në rast se duam më shumë dritë instalojmë disa të tillë.

Kjo përshtatshmëri që ka Eglo Salobrena për çdo ambient, na jep krenari sepse e bën nevojën tuaj, prioritetin tonë kryesor, dhe gjithashtu zgjidhje për çdo rast të paraqitshëm.