La Casa de Eglo!

Në qendër të Tiranës, aty ku deri para pak kohësh shfaqeshin filma në kinemanë e pare funksionale pas komunizmit, Kinema Millenium, ndodhet tashmë vazhdimi më i bukur I filmit…

Aty është një shtëpi tjetër për këdo, është Teoren!

Eglo fle aty çdo natë për t’u rizgjuar çdo mëngjes me freskinë që të fal një ditë e re duke ndriçuar në më të mirën e saj.

A e dini se Eglo është shkëlqyese pikërsht sepse ka menduar për çdo lloj target grupi. Çdo çast i jetë sonë kalon në optikën e Eglos, dhe jo vetëm kaq, por edhe çdo çast I ciklit të jetës sonë përfaqësohet më së miri me ndriçuesit Eglo.

Për fëmijët në gjithë botën janë dizenjuar modelet më unike, ku edhe fëmija edhe nëna ndihen të përkëdhelur nga burimi i dritës. Për nxënësit dhe studentët ofrohen modelet më të bukura dhe trendy, ku nuk vihet në dukje vetëm funksionaliteti magjik, por edhe modeli, drita sipas nuances që secili do të ndriçohet dhe relaksohet. Për çiftet e reja të cilët kanë në fokus krijimin e çerdhes së tyre të re, me maksimumin e ngrohtësisë, cilësinë më të mire dhe çmimin më fantastik në treg, Eglo e ofron këtë! Eglo i di përpjekjet e krijimit të një jete të re, sepse e tillë ka qënë në hapat e saj të parë.

Kujtuat se harruam momentin kur jemi të rritur… Eglo është sërisht aty, na përshtatet me ndriçimin e duhur që kërkon syri edhe në atë faze të jetës, si në modele, si edhe në llojin e ndriçimit, si në shumëllojshmërinë e llampave…

Qetësia vishet në ata ndriçues që na shoqërojnë deri në momentet ku jemi gjyshër të lumtur me Eglo, sepse gjitha gama e produkteve, bazuar në moshë, profesione, dëshira, ambiente, kërkesa apo detyrime… Eglo ka atë çfarë ju duhet, ju ngelet vetëm të ndani mëndjen nga mijëra e mijëra modelet në katalogët e saj!

E dini ku qëndron e bukura?

Ajo nuk rresht kurrë së kërkuari, çdo ditë njerëz të talentuar janë në kërkim të vazhdueshëm për nevojat dhe dëshirat tuaja, që ti materializojnë në ndriçues magjikë.

Dhe meqënëse shtëpia e Eglos, ndodhet në ish Kinemanë Millenium duke materializuar një film të ri, e meqënëse jemi në ditët ku një nga serialet kaq të dashura për ne po transmeton sezonin e tij të pestë, ne ju japim mishërimin e personazheve të “La casa de Papel” në ndriçues Eglo.

E ku ka më bukur!

I gjeni në imazhet ilustruese të këtij shkrimi 😉.